LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes qytetarëve dhe policisë në Merdar, shkak tejkalimi i kolonës

Përleshje mes qytetarëve dhe policisë në Merdar, shkak tejkalimi i kolonës

Një përleshje fizike mes disa qytetarëve ka ndodhur në pikëkalimin kufitar Merdar.

Në këtë përleshje janë përfshirë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën, por janë përballur me rezistencë dhe sulm fizik.


Sipas mediumit “ATV” i cili ka publikuar pamjet e përleshjes, shkak i kësaj situate është tejkalimi i kolonës. Në pamjet e publikuara dëgjohen bërtitma.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/