LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes stafeve pas golit të fitores, gjermanët akuzohen se i fyen skandinavët

Përleshje mes stafeve pas golit të fitores, gjermanët akuzohen se i fyen skandinavët

Kombëtarja e Gjermanisë ka marrë një fitore të çmendur në sekondat e fundit ndaj Suedisë.

Gjermanët ishin në disavantazh nga pjesa e parë por fillimisht rezultatin e barazoi Marco Reus.


E në minutën e 95-të, Toni Kroos shënoi një gol spektakolar për t’i dhënë tri pikët Gjermanisë.

Rusia 2018
Lexo po ashtu Rusia 2018

Me tu shënuar goli i fitores të gjithë nga banka rezervë e Gjermanisë shkuan për ta festuar golin.

E në këtë moment kishte reagime nga suedezët në veçanti nga trajneri Janne Andersson me menaxherin e Kombëtares së Gjermanisë, Olivier Bierhoff.

Fillimisht pat përleshje të vogla ndërmjet stafeve të të dyja Kombëtareve por reagoi gjyqtari dhe gjakrat u ftohën.

Bierhoff dhe Andersson në fund i zgjatën dorën njëri – tjetrit (Getty Images)

Suedezët akuzuan se gjermanët në momentin që po shkonin të festonin golin kanë fyer ata në bankë dhe kjo ka bërë që të reagojnë.

Gjithsesi në fund të ndeshjes dy Kombëtaret u treguan korrekte dhe ‘fair play’, pasi edhe Bierhoff edhe Andersson i zgjatën dorën njëri tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori