LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike në natën e parë të “Beer Fest”, gjashtë të arrestuar

Përleshje fizike në natën e parë të “Beer Fest”, gjashtë të arrestuar

Edicioni i nëntë i festivalit “Beer Fest Kosova”, ka nisur me incidente.

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur sonte në parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku edhe po mbahet festivali i birrës.


Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22 e 30.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin, se janë arrestuar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit te Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merren njësitet përkatëse.

Edicioni i nëntë i festivalit “Beerfest Kosova”, ka filluar gjatë ditës së sotme, ndërkaq përveç DJ’ve, ka përformuar edhe Alban Skenderaj.

Gjatë ditëve në vazhdim do të përformojnë edhe këngëtarë të tjerë si: Dafina Zeqiri, Vesa Luma etj. Telegrafi/