LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike mes të burgosurve në Burgun e Idrizovës

Përleshje fizike mes të burgosurve në Burgun e Idrizovës

Në SPB Shkup, dje rreth orës 18:50 minuta, u denoncua se në repartin gjysmë të hapur në Burgun e Idrizovës, pas një grindje paraprake, i burgosuri R.E. (36) nga Manastiri sulmoi fizikisht dhe lëndoi të burgosurin P.D. (27) nga Shkupi.

Nga MPB thonë se i lënduari është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ofrimin e ndihmës mjekësore.


Merren masa për zbardhjen e rastit, shtojnë prej MPB-së.