LAJMI I FUNDIT:

Përleshje e pazakontë në Zagreb: Një grua 74-vjeçare rrahu një grua 83-vjeçare

Përleshje e pazakontë në Zagreb: Një grua 74-vjeçare rrahu një grua 83-vjeçare

Një incident i rrallë dhe i pazakontë ndodhi në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Një grua 74-vjeçare rrahu një grua 83-vjeçare në rrugë, raportojnë sot mediat kroate.


“Në Novi Zagreb, në rrugën Remetinecki, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme, një grua 74-vjeçare sulmoi një grua 83-vjeçare me një objekt prej druri në rrugë”, njoftoi policia, raportoi index.hr.

Siç theksohet, ndihma mjekësore i është dhënë 83-vjeçares së dëmtuar në Klinikën për Traumatologji, ku është konstatuar se ajo është plagosur rëndë.

Ndryshe, një hetim penal është duke u zhvilluar, tha policia e Zagrebit. /Telegrafi/