LAJMI I FUNDIT:

Përleshje me armë në Shkup, ka të vrarë dhe të plagosur

Përleshje me armë në Shkup, ka të vrarë dhe të plagosur

Në rrugën “Ruzveltova”, në afërsi të Prokurorisë Speciale Publike në Shkup mbrëmë ka ndodhur një përleshje me armë mes dy grupeve me veturat e tyre në lëvizje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës ku persona nga një veturë e zezë kanë gjuajtur me pushkë gjysëm-automatike, kallashnikov, drejt një veture tjetër. Një person në veturën e goditur ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa nga 1tv thonë se ka edhe disa të plagosur.


Rruga në fjalë ka qenë e bllokuar gjithë natën ndërsa policia dhe hetuesit kanë qenë në vendin e ngjarjes disa minuta më vonë. Sot priten detaje nga MPB. /Telegrafi/