LAJMI I FUNDIT:

Përkundër krizës, denari mbetet stabil

Përkundër krizës, denari mbetet stabil

Kursi i denarit me dekada është stabil në raport me euron, ndërsa edhe në të ardhmen pritet të ruhet një pozitë e tillë.

Nga Banka Popullore e Maqedonisë, thonë se me sukses në 25 vitet e kaluara e këndej po e mbajnë stabilitetin e denarit.


Kjo ka një rëndësi të madhe për ekonominë e Maqedonisë që është e vogël dhe e varur nga importi.

Bile shtojnë se ndryshimet eventuale të kursit do të kishin ndikim ndaj çmimeve importuese dhe ndikim të drejtpërdrejtë ndaj çmimeve vendore, ndërsa vlera më e ulët e denarit do të ulte edhe fuqinë blerëse në vend.

Kursi fiks i denarit ofron stabilitet për qytetarët, dhe kompanitë në pagesën e kredive të tyre të lidhura me euron, por ndikon edhe në evitimin e luhatjeve të mëdha të çmimeve si rrjedhojë e çmimeve importuese.

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhovska thotë se stabiliteti i denarit po ruhet edhe në kushte të krizës ekonomike rrjedhëse, që i detyrohet edhe nivelit përkatës të rezervave devizore me të cilat disponohet të cilat janë dyfish më të larta në raport me krizën globale financiare të vitit 2008, si dhe kapaciteteve të Bankës qendrore që me sukses të mbrojë kursin. Denari me dekada është stabil në raport me euron, valutën e partnerit tonë më të rëndësishëm tregtar. Njëherësh po realizojmë edhe strategjinë monetare më të volitshme për ekonominë tonë shton ajo. Një instrument tjetër në disponim në rast nevoje apo si rezervë eventuale janë edhe mjetet për likuiditet të Bankës Qendrore Evropiane. Në raport me rreziqet që po fillojnë të dobësohen për ekonominë globale dhe ndikimin e tyre ndaj ekonomisë vendore, ajo vlerëson se e një rëndësie të madhe është se si BE do të menaxhojë këto tronditje për shkak se në këmbimin tregtar dominon eksporti dhe importi me shtetet evropiane. Njëherësh këto shtete janë mjaft të ndjeshme edhe ndaj krizës energjetike. Gjithashtu nga Banka Popullore thonë se kursi stabil i denarit është mekanizëm për disiplinë makroekonomike dhe për pritshmëri stabile, duke shtuar se ky institucion me të gjitha instrumentet e disponueshme do të mbajë kursin stabil të denarit. “Duhet të kemi parasysh se ekonomia e Maqedonisë dallohet me nivel të lartë të këmbimit tregtar , që nënkupton ndjeshmëri më të madhe ndaj ambientit të jashtëm, duke përfshirë edhe ndryshimet e kursit të këmbimit të monedhës vendore në raport me valutat e huaja. Me një kurs këmbimi fleksibël, kjo do të nënkuptonte një transmetim relativisht të shpejtë dhe të rëndësishëm të efekteve të ndryshimeve të kursit të këmbimit ndaj çmimeve vendore , duke pasur parasysh pjesëmarrjen e madhe të prodhimeve që po importohen”, thonë nga Banka qendrore.

Një veçori tjetër është se ekonomia jonë është një debitor apo borxhli neto ndaj shteteve të jashtme, dhe shquhet me një karakteristikë natyrore për një vend në këtë fazë zhvillimi që ka nevojë për kapital shtesë.

Me një kurs fleksibël të këmbimit, ulja hipotetike e vlerës së denarit do të krijonte një shumë më të madhe të borxhit , por edhe vështirësi të mundshme në kthimin e borxhit ekzistues.

Njëherësh në të njëjtën kohë, në kushtet e një niveli ende relativisht të lartë të euroizimit të ekonomisë sonë, ndryshimet në kursin e këmbimit do të rezultonin edhe me borxhe më të larta të popullatës dhe kompanive, duke pasur parasysh përfaqësimin e të gjithë të kredive në valutë (përfshirë kreditë në denarë me klauzolë valutore) në totalin e kredive.

Me mbajtjen e një kursi të qëndrueshëm të denarit, thonë nga Banka Qendrore, ekonomia mbrohet nga luhatjet e tepërta të çmimeve dhe rritja e borxhit në valutë , por edhe sigurohen pritshmëritë e qëndrueshme të tregut.

E gjithë kjo ofron mjedis më të favorshëm për rritjen e ekonomisë.

Ndryshe, stabiliteti i sistemit financiar u ruajt me sukses edhe në vitin 2021, ku pothuajse të gjitha segmentet e sektorit financiar shënuan rritje të përshpejtuar.

Sistemi bankar, si pjesa kryesore e sistemit financiar, ka ruajtur besueshmërinë e tij, ndërsa me zbatimin e masave makroprudenciale apo të kujdesshme në fushën e shtresës mbrojtëse anti ciklike të kapitalit, forcohet më tej rezistenca e tij ndaj goditjeve.

Stabiliteti i kursit të këmbimit si kusht kryesor për stabilitetin financiar u ruajt me sukses, gjë që konfirmoi edhe një herë vendosmërinë e fuqishme të Bankës Popullore për zbatimin konsekuent të strategjisë së kursit fiks devizor, që garantohet edhe nga niveli i duhur i rezervave devizore. Kjo theksohet ndër të tjerash bë raportin për stabilitet financiar për vitin 2021 të Këshillit të Bankës Popullore.