LAJMI I FUNDIT:

Përkundër grevave, Kastrati nuk heq dorë nga mbyllja e shkollave me pak nxënës

Përkundër grevave, Kastrati nuk heq dorë nga mbyllja e shkollave me pak nxënës

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, pavarësisht grevës së paralajmëruar, është shprehur i vendosur që ta qojë deri në fund reformën në arsim. Ai ka potencuar se kjo reformë është më se e nevojshme për nxënësit e Kamenicës, teksa ka shtuar se kundërshtimet e SBASHK-ut, sipas tij, po bëhen për arsye politike.

Pavarësisht grevës së paralajmëruar, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, po i qëndron pas, reformës në arsim, raporton RTV Dukagjini.

Ai ka bërë të ditur se reformën do ta fillojnë gjatë këtij mandati nga data 2 shtator, dhe se do të bëhet gradualisht duke filluar në disa fshatra.

“Kemi menduar që reforma në arsim duhet të bëhet gjatë këtij mandati dhe kjo do të bëhet gradualisht…Ju siguroj se ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund kjo reformë dhe se kjo është e domosdoshme për nxënësit”, deklaroi Qëndron Kastrati, përcjell Telegrafi.

Sipas Kastratit, SBASHK-u dhe partitë politike po e keqpërdorin këtë reformë për qëllime politike.

“Ne konsiderojmë se janë duke u keqpërdoruar qytetarët dhe mësimdhënësit nga SBASHK-u dhe subjektet politike, ku po mundohen të përdorin në mënyrë populiste se gjoja shkolla duhet ofruar vetëm një nxënësi apo mësimdhënësi”, deklaroi mes tjerash Qëndron Kastrati.

Përndryshe, Kastrati ka thënë se janë vetëm tri sfida me të cilat mendon se mund të përballet: Transporti, mësimdhënësit dhe lëvizja nga një fshat në një tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori