Kim Kardashian u pa me një kombinim interesant të dollakëve me bluzën e shkurtër në një fotosesion për markën e saj të veshjeve “Skims” jashtë zyrës së saj në Los Angeles të premten.

41-vjeçarja, bashkëshorti i së cilës Kanye West ka rindezur luftën e kujdestarisë mbi katër fëmijët e tyre, dukej krejtësisht e pashqetësuar, shkruan DailyMail.


Ajo mundi atë ditë të shijonte shoqërinë e të dashurit të saj Pete Davidson, 28 vjeç, i cili u pa duke e mbështetur atë në setin e xhirimit të “Skims” me një kapele mbi flokët e tij të zbardhur.

kim1 1

Nëna e katër fëmijëve theksoi linjat e saj trupore në veshjen e tejdukshme me ngjyrë nudo.

Gjoksi i saj i bollshëm dhe figura e lakueshme e trupit u shfaqën plotësisht në veshjen e ngjitur për trup, ndërsa ishte e kombinuar me një palë taka të ngushta.

kim2 1

Për aksesorë, ajo kishte zgjedhur një palë doreza dhe syze dielli futuriste ngjyrë rozë.

Kim kishte me vete një pije coca-cola në dorë, teksa bëri një pushim në mes të realizimit të pozave.

kim3 1

Flokët e saj bionde ishin lënë në valë të lirshme, ndërsa ajo theksonte pamjen e saj me një makijazh plotësues.

Ndërkohë Pete, me të cilin Kanye ka pasur një grindje publike, dukej gjithashtu tërheqës teksa gjendej pranë të dashurës së tij.

kim4 1

Kjo paraqitje vjen disa orë pasi ish-bashkëshorti i saj, Kanye u ankua për statusin e tij si bashkë-prind i katër fëmijëve të tij me ish-gruan në këngën e tij të fundit, “New Love”, e cila u publikua të enjten mbrëma.

Kënga, me vokal nga i ndjeri XXXTentacion, përfshin Kanyen duke shprehur pakënaqësinë e tij me orarin e kujdestarisë së tij, teksa këndon duke thënë: “Prisni, kur t'i shihni fëmijët? Do të shihemi nesër/ Prit, kur të perëndojë dielli? Shihemi nesër”.

kim5 1

Muzikanti duket gjithashtu i pikëlluar për faktin që fëmijët e tij nuk janë me të përgjithmonë: “Kur i marr, ndihem sikur i kanë marrë hua/ Kur duhet t'i kthej, skanoj si barkod”.

West, i cili me Kimin ka katër fëmijë: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, tre vjeç, vazhdon të ankohet për bashkë-prindërimin e tij me Kardashian. /Telegrafi/

kim6 1

kim7 1

kim8 1