Përkujtohet dëshmori i kombit, Mehdi Hajredini në Mitrovicë
Sot në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës është përkujtuar dëshmori i kombit, Mehdi Hajredini.
Në këtë rast nderimi morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri, drejtorë komunalë, familjarë dhe qytetarë të shumtë, shkruan Telegrafi.
“Ata vendosën kurora me lule pranë varrit të dëshmorit, duke përkujtuar me respekt dhe mirënjohje sakrificën e tij”, thuhet në njoftim.
Hamza ka theksuar rëndësinë e figurës së Mehdi Hajredinit dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për liri.
“Mehdi Hajredini dhe gjithë dëshmorët e tjerë janë burim frymëzimi dhe inspirimi për ne. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit”, ka thënë ai. /Telegrafi/
\
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































