LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet 13-vjetori i pranimit të isopolifonisë në UNESCO

Përkujtohet 13-vjetori i pranimit të isopolifonisë në UNESCO
Ilustrim

Në përvjetorin e 13-të të pranimit të isopolifonisë në UNESCO, mjeshtër të këngës popullore u kujtuan në një ceremoni të rrallë të isopolifonisë në Gjirokastër.

Shtëpia e vjetër e Zekatëve mirëpriti grupet polifonike të qytetit dhe krahinave përreth. Bashkia e qytetit vlerësoi me tituj nderi Xhevat Avdallin – pas vdekjes një prej zërave më përfaqësues të isopolifonisë shqiptare. Koço Vasili – drejtuesi i Ansamblit “Lunxhëria”; Lefter Kondo – drejtues i Ansamblit të Dropullit; dhe këngëtarja Juli Çenko morën tituj nderi për kontributin e çmuar në ruajtjen, grumbullimin dhe përcjelljen e traditës së këtyre krahinave.


Isopolifonia ashtu si edhe muzika qytetare janë përballur përgjatë dekadave të fundit me vështirësitë e vijimësisë dhe përcjelljes tek të rinjtë.

Kostumet që shoqërojnë këtë traditë të kënduar janë duke u dëmtuar dhe duke humbur shumë elementë me kalimin e kohës. Përfaqësuesit e Ansambleve popullore kanë bërë vazhdimisht apel për mbështetjen e përcjelljes në mënyrë autentike të kësaj trashëgimie.