LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen viktimat e aksidenteve në Kosovë (Video)

Përkujtohen viktimat e aksidenteve në Kosovë (Video)

Sot në orën 12.00, tri rrugët kryesore të Prishtinës janë mbyllur për dhjetë minuta, duke shënuar kështu ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

Aty janë realizohen tri performanca artistike dhe sensibilizuese, ku ishin të përfshirë edhe autoambulanca dhe Policia.


Në vendkalim të këmbësoreve, në rrugën “Agim Ramadani”, në rrugën ‘Luan Haradinaj’, para New Born-it, dhe para Hotelit Grand. I gjithë aktiviteti u zhvillua nga Qendra për Zhvillim Multikulturor- Impact.

Aktori Naim Berisha, ideator dhe organizator i performacave tha se shënimi i kësaj dite ka për qëllim, që ndërgjegjësohen qytetarët rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të ketë numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.

“Kjo performancë sot ishte vendosur në mes të rrugës për të dhënë në mënyrë të drejtpërdrejt mesazhin dhe impaktin tek pjesëmarrësit në komunikacion, veçmas tek shoferët. Shoferët, do të thotë kanë qenë të obliguar kësaj radhe, përderisa një televizion mundesh me pa ose mos me pa, me ndërrua kanalin ose mos me ndërrua, në teatër mundesh me shkuar ose mos me shkuar, ndërsa sot ata kanë qenë të obliguar që të ndalen dhe të marrin mesazhin e tyre të tre performancave. Siç e patë mesazhi i performacave të sotme ishte se çdo ditë ne në rrugë po e vrasim ardhmërinë tonë. Kështu që të gjithëve ju kisha bërë thirrje për kujdes më të shtuar në rrugë dhe ti ndjekin normat e komunikacionit”, ka thënë Berisha.

Drejtori i Urgjencës në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se më këtë performancë është dërguar një mesazh i mjaftueshëm te qytetarët e Prishtinë, por edhe më gjerë në gjithë Kosovën, transmeton KP.

“Numri i aksidenteve dhe i tragjedive të cilat ndodhin në trafik, e ka një kontinuitet të vazhdueshëm sidomos kohëve të dimrit është pa më i madh për shkak të kushteve atmosferike, mirëpo rritjen e kemi evidente çdo herë në numër nëpër vite”, ka thënë Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori