LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen të rënët e Lugut të Baranit, mbrojtën zgjedhjet me jetët e tyre

Përkujtohen të rënët e Lugut të Baranit, mbrojtën zgjedhjet me jetët e tyre

Janë përkujtuar votimet e përgjakshme të Lugut të Baranit në Pejë, aty ku 83 vjet më parë 6 persona mbetën të vrarë dhe 17 u plagosën. Në nderë të këtyre viktimave, Komuna e Pejës ka vendosur një Pllakë Përkujtimore.

83 vjet më parë, në vitin 1936 në Baran të Pejës, po mbaheshin zgjedhjet lokale, që në atë kohë garonin  Bashkësia Radikale Jugosllave dhe Partia Shqiptare Komuniste.


Por këto zgjedhje nuk ishin si të zakonshme. Banoret e Lugut të Baranit, në mbrojtje të votës, hasën në rezistencë me okupatorët e asaj kohe. 6 persona mbetën të vrarë dhe 17 u plagosën.

Tetë dekada më vonë, në shenjë respekti, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore i të rënëve për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Beqir Berisha familjar i njërit nga viktimat, rrëfen ngjarjen se si ndodhi tragjedia e asaj kohe.

“Votimet atë ditë nuk kanë shkuar si duhet. Këta që sot po i përkujtojmë, mbrojtën votën e lirë. Kjo trevë ka jetuar i lirë, dhe nuk ka pranuar sundimin nga dikush tjetër”, tha Beqir Berisha, raporton RTV Dukagjini.

Për të parin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, çdo herë duhet të kujtohet e kaluara e popullit shqiptar.

“Veprimet tona të vogla duhet të jenë udhërryfyes që ky vend të shkojë përpara dhe të jetë vend shembull në Ballkan ku ja vlen të jetohet dhe punohet dhe ku ja vlen të ngritën familjet tona. Lavdi e përjetshme atyre që ranë”, tha Gazmned Muhaxheri, përcjell Telegrafi.

Per votimet e përgjakshme të Baranit, foli edhe veprimtari Hajdar Bajraktari. Ai tha se banorët e Lugut të Baranit kanë dëshmuar çdo herë që kanë qenë atdhetar.

“Këtij vendi mos t’i ndodh ajo që i ka ndodhë në luftën e fundit dhe gjatë 100 viteve të fundit Është një nder dhe respekt i madh që u bëhet atyre burrave që ranë për këtë vend. Ata njerëz që sakrifikuan jetën e tyre sot na bashkuan neve në këtë vend. Ky veprim është një gjë e madhe”, tha veprimtari Harry Bajraktari.

83 vjet më pare u vranë Isuf Gërvalla, Sokol Krasniqi, Lah e Zenel Berisha , Zenun Kastrati dhe Fazli Maznikolli, ndërsa 17 te tjerë u plagosën.

Zbulimi i Pllakës Përkujtimore, është bërë nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori