LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen dëshmorët e Rugovës

Përkujtohen dëshmorët e Rugovës

Në kujtim të veprës dhe heroizmit të 22 dëshmorëve të brigadës 136-Rugova, është mbajtur një akademi përkujtimore, ku u tha se beteja për shpëtimin e të plagosurve dhe civilëve është një ndër betejat më humane të UÇK-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se djemtë e Rugovës nuk ishin ndal në asnjë periudhë në luftën për ta parë të lirë atdheun e vet.


Sipas tij, formimi i brigadës 136 ka qenë një mesazh se rajoni i dukagjinit është hyrë seriozisht në luftë për liri.

“Për ballë ishin plotë pikëpyetje se çka do të ndodhë me luftën, djemtë e Rugovës por jo vetëm të Rugovës, bashkëluftëtarët e tyre dhe trevave tjera, e vendosën ta bëjnë të pakalueshme Rugovën për armiqtë tanë, për pushtuesit tonë. Duke e ndërmarrë një veprim të tillë, pra me krijuar një brigadë, një njësi, një zonë në Rugovë, e dërguan një shpresë te plotë luftëtarë të tjerë se mund ta kemi një ditë të vështira, për të plagosurit, për kalimtarët, por dhe për ata që barteshin me krah armë për luftën tonë për liri, në fakt kështu edhe ndodhi“, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se në krejt këtë luftë ka pas përçarje dhe në çdo përçarje i vetmi që është fituare, është armiku ynë.

Kurse, gjeneral Kudusi Lame uroi që të gjithë të jemi unik për atdheun.

“Lum ato familje që kishin djem për t’ia dhënë atdheut e mjerë ata që nuk e patë atë mundësi t’ia japin atdheut në radhët e UÇK-së, për ta masivizuar edhe më shumë por që duan të na e zvogëlojnë sot 20 vjet pas luftës me tuli lloj analizash dhe tuli lloj llogaritjesh të pa arsyeshme. Vetëm në analizat tona po del pas 20 vjet që duhet të kemi një ushtri më të vogël se sa ajo që ka luftuar sepse nuk e përballojmë dot“, tha ai.

E në emër të brigadës 136, Sali Lajqi tha se ka shumë kujtime me dëshmorët e kësaj brigade, beteja për shpëtimin e të plagosurve është një ndër betejat më humane të UÇK-së.

“Portreti luftarak i dëshmorëve që kujtojmë sot, meriton vëmendje serioze histograafike sepse në të gjitha pikëpamjet ata dëshmojnë moralin, dinjitetin , disiplinim dhe vet mohimin e luftëtarit të lirisë, që është vlera më e lart e njeriut“, tha ai.

Kurse, në emër të familjarëve të dëshmorëve, Dren Brahimaj, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori