LAJMI I FUNDIT:

Përkrahje për RDM nga “Të gjelbërit” Evropian

Përkrahje për RDM nga “Të gjelbërit” Evropian

Në suaza të vizitës së punës së RDM, bashkë-kryesuesja e Të gjelbërve evropian dhe euro-parlamentari, Reinhard Bütikofer, ka marrë pjesë në konferencën dedikuar politikave të Gjelbra si një katalizator i demokracisë dhe cilësisë së jetesës në Maqedoni, në organizim të Institutit të gjelbër dhe Fondacionit holandez, Byro de Helding, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mes tjerash, Bütikofer ka theksuar se shoqëria e Maqedonisë ka nevojë për transformim të plotë të gjelbër në pikëpamje të përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe demokratizim të gjerë i cili pritet pas zgjedhjeve parlamentare. Ai ka shprehur edhe përkrahje të plotë për RDM dhe kryetaren Liljana Poposka, për aktivitetet e tyre parazgjedhore në drejtim të zhvillimit të vlerave demokratike, mbrojtës së të drejtave të njeriut dhe avancimit të politikave të gjelbra në mbrojtjen e mjedisit jetësor.


Liljana Popovska ka shprehur kënaqësi nga përkrahja e Të gjelbërve evropian në aktivitetet parazgjedhore dhe ka paralajmëruar se me intensitet akoma më të madh do të punohet në promovimin e politikave të gjelbra, dhe ka theksuar se në veçanti do të punojnë për shfrytëzimin e programeve dhe fondeve evropiane në periudhën para përfundimit të integrimit evropian të vendit./Telegrafi/