Përkrahësit dhe kundërshtarët e bombardimeve në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte miratuar sulme ushtarake kundër Sirisë, në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Francën.
Sulmet janë në përgjigje të incidentit të dyshuar kimik, që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin sirian, Duma.
“Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është tani në zhvillim e sipër”, tha Trump në fjalimin drejtuar kombit.
Telegrafi iu sjell listën e plotë e përkrahësve dhe kundërshtarëve të bombardimeve në Siri.
Përkrahësit e bombardimeve
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Britania e Madhe
- Franca
- Gjermania
- Turqia
- Arabia Saudite
- Katari
- Kanadaja
- Japonia
- Spanja
- Australia
- Izraeli
- Danimarka
- Bahreini
- Italia
- Polonia
Kundërshtarët e bombardimeve
- Regjimi sirian
- Rusia
- Irani
- Kina
- Iraku
- Venezuela
- Algjeria
- Libani
- Grupi Hamas
Gjithashtu, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmeve ajrore në Siri, duke thënë se Kosova mbështet vendimin e SHBA-së, Britanisë dhe Francës për sulmet e fundit ndaj Sirisë në përpjekje për të ndihmuar popullin sirian. /Telegrafi/




















































