LAJMI I FUNDIT:

Përkohësisht, çmimet e naftës do të vendosen nga vetë tregtarët në Maqedoni

Përkohësisht, çmimet e naftës do të vendosen nga vetë tregtarët në Maqedoni

Tregtarët nga mesnata e sotme do të mund vetë të vendosin çmimet me pakicë të naftës dhe derivateve të saj që i shesin në pompat e benzinës që i posedojnë. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski, ju bën thirrje tregtarëve që të mos shkaktojnë shok çmimesh për qytetarët.

Sipas tij, nëse ndiqet lëvizja në berzën botërore të naftës, nga mesnata e sotme duhet të ketë ulje të lehtë të çmimeve të benzinës dhe rritje të lehtë të çmimeve të dizelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk pres që tregtarët të bëjnë aventurë dhe prej nesër të shkaktojnë shok të çmimeve. Nëse e bëjnë këtë gjatë sjelljes së metodologjisë së re, KRRE do të merr parasysh këtë sjellje. Por nga komunikimi im me tregtarët nuk pritet të përdoret vakumi i kësaj periudhe dhe pritet që t’i ndjekin çmimet e berzës botërore të çdo derivati”, tha Bislimovski.

Liberalizimi i përkohshëm i tregut dhe mundësia që tregtarët vetë të vendosin çmimet e derivateve të naftës, është bërë për shkak të vakumit të shkaktuar me mos-nënshkrimin e ndryshimeve ligjore të Ligjit për energjetikë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov.

“Jemi në përfundim të miratimit të metodologjisë së re. Është e nevojshme të miratohen ndryshimet në Ligjin për energjetikë, të cilat janë në procedurë kuvendore dhe menjëherë pas miratimit do të mbajmë seancë përgatitore dhe kryesore, në të cilën do të miratojmë metodologjinë e re”, tha Bislimovski.

Ai shtoi se pas miratimit të metodologjisë së re, KRRE çdo të hënë do të përcaktojë çmimet e derivateve të naftës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori