LAJMI I FUNDIT:

Përkeqësohet moti në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje për kujdes

Përkeqësohet moti në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje për kujdes

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Shqipëri ka bërë me dije se, gjatë orëve në vijim e për tri ditë me radhë pritet një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve të motit, çka do të sjellë vështirësi të shumta në lundrimin e mjeteve detare.

Sipas njoftimit të publikuar këtë të enjte, përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30 nëntor dhe 1-2 dhjetor duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 në drejtimin jug-juglindje deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.


Për këtë arsye njofton dhe u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit që kenë në konsideratë parashikimin e motit dhe të marrin masat përkatëse për parandalimin e çdo situate të mundshme që mund të krijohet. /Telegrafi/