Koordinatori i KMDLNJ-së për Prizren, Bashkim Kajdomçaj tha se gjendja shëndetësore e grevistëve është përkeqësuar.

“Gjendja shëndetësore e të burgosurve në Prizren ka filluar dukshëm t’iu përkeqësohet”, konfirmoi Kajdomçaj, për PrizrenPress.


Tre të burgosurit në Prizren kanë hyrë në grevë urie javën e kaluar.

Ata janë të pakënaqur me Gjykatën e EULEX-it, përkatësisht vendimit për plotfuqishmëri.

“Skender Selmani, Qendrim Rexhaj dhe Abdullah Zogaj, të dënuar secili me më shumë se 5 vite burgim, në shkallën e parë nga EULEX-i, janë të pakënaqur me stërzgjaten e shqyrtimit të plotfuqishmërisë së kësaj lënde nga ana e Gjykatës së EULEX-it”, tregon Kajdomçaj.

“Të njëjtit janë të dënuar nga shkalla e parë nga EULEX për rastin e Dobrosinit”, shprehet ai.