LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 9° partlycloudy_day

Përkeqësimi i situatës me mbeturinat në Prishtinë, Rama e Brestovci akuzojnë PDK-LVV për pengim të pastrimit në kryeqytet

Përkeqësimi i situatës me mbeturinat në Prishtinë, Rama e Brestovci akuzojnë PDK-LVV për pengim të pastrimit në kryeqytet

Në një konferencë për media, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, kanë  shprehur shqetësimin lidhur me situatën e krijuar në menaxhimin e mbeturinave.

Të dy kanë akuzuar PDK-në e LVV-në që sipas tyre po pengojnë përpjekjet për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

Kryetari Rama ka theksuar se, përkundër përpjekjeve të bëra për të përmirësuar situatën, veprimet politike kanë pasur ndikim negativ.


Ai u shpreh: “Prej kohës edhe kur drejtori i Shërbimeve Publike është angazhuar, kemi pasur një përmirësim të dukshëm në aspektin e menaxhimit të mbeturinave, por tani duket se dikujt i ka penguar ky avancim. Koalicioni PDK-LVV ka tentuar të largojë disa pika nga rregullorja, duke përpjekur të pamundësojnë angazhimin e sektorit privat për të ndihmuar kompaninë ‘Pastrimi’.”

Rama shtoi se situata ka filluar të përkeqësohet përsëri, duke theksuar se tashmë është e vështirë të arrihen nivelet e menaxhimit të mbeturinave që ishin arritur kur kompania “Pastrimi” bashkëpunonte me operatorë privatë.

“Jemi në një pikë ku përkeqësimi ka filluar sërish. Zonat që ‘Pastrimi’ i menaxhon nuk kanë arritur kurrë nivelin që kanë arritur me kompani private dhe gjendja po përkeqësohet në të gjitha anët e kryeqytetit,” shtoi Rama.

I pari i Prishtinës u shpreh se nuk do të bien pre e këtyre tentativave puro politike që sipas tij kanë për synim përkeqësimin e imazhit të kryeqytetit.

Ndërkohë, Bekim Brestovci, drejtori i Shërbimeve Publike, foli për gjendjen e rëndë që ka mbizotëruar në menaxhimin e mbeturinave kur ai ka marrë pozitën e drejtorit.

Ai theksoi se ndërmarrja “Pastrimi” nuk kishte logjistikën e nevojshme për të ofruar shërbime të plota dhe për të përmbushur nevojat e qytetit.

“Në momentin që kam marrë pozitën e drejtorit, kemi pasur një gjendje skajshmërisht të keqe dhe rrezikshmëri të lartë për shpërndarje epidemish. Për të përmirësuar situatën, kemi shpërndarë 1370 kontejnerë të rinj dhe kemi angazhuar operatorë privatë që kanë kontribuuar dukshëm,” tha ai.

Brestovci theksoi se tentativa për të ndërtuar një koncept të ri për një Prishtinë më të pastër ka hasur në rezistencë nga opozita dhe koalicioni PDK-LVV, që ka kërkuar të ndalojë përfshirjen e operatorëve privatë.

“Tentativa jonë për të pastruar kryeqytetin dhe për të radhitur Prishtinën si kryeqytetin më të pastër në rajon ka dërguar sinjal negativ te oponentët politikë dhe koalicioni PDK-LVV ka marrë veprime që bien ndesh me ligjin, duke e pamundësuar kyçjen e operatorëve privatë,” tha ai.

Ai u shpreh se jemi në një situatë të tillë ku kemi keqësim të gjendjes në menaxhimin e mbeturinave.

“Nga sot kemi vetëm ndërmarrjen “Pastrimi’ duke operuar, pasi që pjesa të cilën e ka menaxhuar operatori ekonomik privat është i pakontraktuar. Frika jonë është që do të kemi keqësim të gjendjes edhe në zonën qendër”, tha Brestovci.

Ata kanë shprehur shqetësimin se, pas këtyre veprimeve, mund të ndodhin përkeqësime të mëtejshme në menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Embolia pulmonare, shkaqet, diagnoza dhe trajtimi urgjent paraspitalor

Embolia pulmonare, shkaqet, diagnoza dhe trajtimi urgjent paraspitalor

Shëndetësi
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Kalo në kategori