LAJMI I FUNDIT:

Përjetoni stilin, luksin dhe elegancën me koleksionin ‘Soiree’ të brendit ‘Noemie’ që po vjen në Albi Mall

Përjetoni stilin, luksin dhe elegancën me koleksionin ‘Soiree’ të brendit ‘Noemie’ që po vjen në Albi Mall

Moda dhe stili janë art në vetvete, sidomos kur përzgjedhni rrobat nga koleksionet më të bukura të brendeve të njohura e të dashura nga të gjithë.

Gjithçka mund të ju duhet për një pamje të veçantë, elegante dhe me stil tani mund ta gjeni në ‘Noemie’, brendi i cili po vjen në qendrën tregtare Albi Mall.

View this post on Instagram

A post shared by Noémie (@noemie_thebrand)

Pjesa më unike e hapjes është koleksioni më i ri ‘Soiree’, që do të jetë i disponueshëm nga data 17 maj. Katit të parë të Albi Mall po i shtohet edhe ky super brend me një diversitet të pafund rrobash që do t’iu lënë pa fjalë.

Koleksioni ‘Soiree’ nga brendi ‘Noemie’ është sinonim i stilit dhe shijes. I frymëzuar nga eleganca e mbrëmjeve dhe eventeve gala, posedon dizajne të sofistikuara dhe elegante që do t’iu bëjnë të ndjeheni kryefjala e eventeve dhe personi më i dalluar në çdo vend.

Me zgjedhje pafund duke filluar nga fustanet atraktive, jumpsuits elegante, ky koleksion ka gjithçka që ju duhet për të lënë gjurmë në eventet me interes për ju.

Secila pjesë nga koleksioni ‘Soiree’ i brendit ‘Noemie’ është i dizajnuar dhe i krijuar me materialet e cilësisë më të lartë, dhe me vëmendje të pakufizuar ndaj detajeve, por çdo herë duke u siguruar t’iu ofrojë rehatinë gjatë veshjes.

Dasëm, mbëmje gala, takime të rëndësishme apo dalje natën me miqë, secila veshje e zgjedhur nga ky brend është perfekte për ju.

Çdo blerje nga koleksioni ju bënë të përjetoni luksion e brendit ‘Noieme’.

Artikull i sponzorizuar