LAJMI I FUNDIT:

Përjetoni bukuritë e qytetit të Pejës përmes videos së fotografit Dini Begolli

Përjetoni bukuritë e qytetit të Pejës përmes videos së fotografit Dini Begolli

Fotografi Dini Begolli ka realizuar një video të shkurtër përmes secilës ka shpalosur bukuritë natyrore të qytetit të Pejës.

Video është realizuar me dron dhe përmes saj, Begolli për të gjithë adhuruesit e natyrës ka promovuar zonat më të paprekura të Bjeshkëve të Rugovës dhe Bjeshkëve të Nemuna, Ujëvarën e Drinit të Bardhë, Liqenatin e shumë bukuri të tjera.


Ndërsa, për adhuruesit e adrenalinës, autori i videos ka paraqitur disa përvoja të aventurave në natyrë si Via Ferrata, Rock Climbing, Zip Line, Speleology, Kayak, Adventure Park, çiklizëm malor dhe fushor, paragliding dhe ecje, ecje dimërore dhe ski.

Në përshkrimin që Begolli ka vendosur mbi videon thuhet se në Pejë është edhe jeta e natës e cila ofron mundësi të kaloni kohë të bukura me shumë argëtim dhe kënaqësi me miqtë tuaj apo edhe duke u bashkuar me shoqëri të tjera lokale.

“Baret ndodhen në pjesë të ndryshme të qytetit dhe ofrojnë ambiente mjaft tërheqëse. Pra, të qenit në Pejë nuk është thjesht një vizitë por është një përvojë, përvojë, kënaqësi dhe përfitim i përvojave të reja të cilat do të mbeten gjithmonë në kujtimet tuaja”, thuhet mes tjerash në tesktin që shoqëron videon. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Dini Begolli (@dinibegolli)