LAJMI I FUNDIT:

Përjeto magjinë e dhjetorit në GALERIA Shopping Mall në Prizren

Përjeto magjinë e dhjetorit në GALERIA Shopping Mall në Prizren

Magjia e vërtetë festive përjetohet ndryshe në ambiente të këndshme që ofrojnë ngrohtësinë e veçantë të festave të fund vitit.  Edhe kësaj radhe njëra nga qendrat tregtare më të mëdha në rajon GALERIA në Prizren është veshur me dekoret e përzgjedhura me shumë shije që çdo vizitorë të krijoj fotografinë e vitit në panoramën e jashtëzakonshme të kësaj qendre.

Krahas ambientit përrallor GALERIA Shopping Mall ju ofron përzgjedhje në çdo kategori të blerjeve të dhuratave për festat e fund vitit të cilat me këtë rast mund t’i gjeni me ekstra zbritje dhe çmime promocionale.

Por, nuk mbaron me kaq! GALERIA Shopping Mall dhjetorin do e shëndrroj në muajin tuaj më dashur me befasitë e një pas njëshme që do të organizoj, programe argëtues me këtë agjendë:

18 dhjetor – Maskota dhe Facepainting
19 dhjetor – Cirku profesionist
25 dhjetor – Vallëzim nga Akademia e Vallëzimit Modern nga Tirana
26 dhjetor – Shfaqja e fund vitit nga cirku

Dhe përveç argëtimit, GALERIA dhuron mbi 200 dhurata të ndryshme për fëmijë e të rritur, si dhe fotografi falas me babadimrin për vizitorët e çastit.

E për të mos humbur asnjërin nga befasitë na vizitoni në qendrën tonë në Prizren, ku përpos blerjeve dhe aktiviteteve ju keni mundësinë të shijoni ushqimet më të shijshme nga kuzhinierët tanë profesionistë dhe specialitete të ëmbëlsirave nga më të mira, teksa fëmijët tuaj mund të argëtohen në njërin nga këndet e argëtimit.

Përjetoni dhjetorin me magjinë e bukur të qendrës GALERIA në Prizren!

Ju mirëpresim për të gëzuar së bashku festat!

Artikull i sponzorizuar