LAJMI I FUNDIT:

Periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta

Periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta
Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson pjesëmarrjen në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim.

Qasja në këtë shërbim varet nga kategoria të cilës i përkasin, e cila është përshkruar më poshtë, ndërsa votimi mundësohet përmes ekipeve mobile të cilat shkojnë në shtëpi apo institucionet përkatëse për të mundësuar votimin e personave që votojnë në këtë mënyrë.


Kjo përfshinë:

Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia,

Personat në spitale,

Personat moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit,

Personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor,

Të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, si dhe

Personat që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie.

Të gjithë personat me  nevoja dhe rrethana të veçanta mund ta shfrytëzojnë të drejtën për votim përmes ekipeve mobile, duke plotësuar formularin e aplikimit për regjistrim i cili gjendet në linkun:

https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-nevoja-te-vecanta/

, ose në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Aplikacionit për regjistrim ju duhet t’i bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit dhe të certifikatës së aftësisë së kufizuar, të diagnozës mjekësore, dhe dëshmitë për rastet të tjera të veçanta, të cilat duhet të dorëzohen në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, më së voni deri më 2 tetor 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori