Ndeshja mes Interit dhe Romës filloi në një mënyrë të çuditshme.

Në minutat e parë Ivan Perisic u ndëshkua me karton të verdhë sepse e riktheu topin te portieri Samir Handanovic me disa lëvizje të bukura.


Kroati e ngriti topin me këmbë dhe ia ktheu portieri slloven me kokë në mënyrë që ky i fundi të ketë drejt ta kap me duar dhe kështu Interi të shpëtojë nga goditja indirekte.

Por, gjyqtari Paolo Tagliavento e ndëshkoi kroatin për ‘sjellje josportive’.

Të gjithë u habitën nga vendimit i referit dhe tashmë ky rast është duke u komentuar shumë në rrjetet sociale, një gjë e tillë ishte parë edhe me Marco Verrattin. /Telegrafi/

telegrafi sport app