LAJMI I FUNDIT:

Përgjimi i dy politikanëve serbë, ditën e vrasjes së Ivanoviqit: Ish-zv/kryeministri i Kosovës akuzohet se shkon në veri veç kur vdes dikush (Audio)

Përgjimi i dy politikanëve serbë, ditën e vrasjes së Ivanoviqit: Ish-zv/kryeministri i Kosovës akuzohet se shkon në veri veç kur vdes dikush (Audio)

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga komuniteti serb, Sllobodan Petroviq është përmendur në një përgjim telefonik mes një lideri serb nga Beogradi dhe një asamblisti komunal të Mitrovicës Veriore, të publikuar sot.

Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane, në këtë përgjim telefonik të siguruar nga Insajderi, flet me një asamblist komunal të Mitrovicës Veriore – identiteti i të cilit nuk është zbuluar për shkaqe sigurie.


Biseda është zhvilluar ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Në këtë bisedë ku thuhet se “shqiptarët nuk e kanë vrarë Oliver Ivanoviqin”, asamblisti nga Mitrovica e Veriut akuzon ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës, Sllobodan Petroviq se shkon në veri të Kosovës vetëm kur vritet ndonjë zyrtar serb.

Ai thotë se Petroviqin, kryetarin e Partisë së Pavarur Liberale në Kosovë, e ka parë në Mitrovicë të Veriut pas vrasjes së Ivanoviqit, por se nuk e kishte parë për shumë vite me radhë.

“E di që ata këtë vetë nuk kishin guxuar ta bëjnë, dhe kështu…, dhe tani po shikoj gjithë këtë dhe nuk di njeriu çfarë të mendojë. Ja tani erdh për ngushëllim Sllobodan Petroviqi, të cilin për herë të dytë po e shoh në veri, dhe të dy herë e shoh në ngushëllim. Para katër vitesh kur isha për ngushëllim për të ndjerin Miki aty e kam parë dhe tani po e shoh për herë të dytë…”, thotë asamblisti serb.

Dalin përgjimet e politikanëve serbë pas vrasjes së Ivanoviqit, ata përmendin emra (Video)
Lexo po ashtu Dalin përgjimet e politikanëve serbë pas vrasjes së Ivanoviqit, ata përmendin emra (Video)

Po ashtu, gjatë bisedës telefonike që ka siguruar Insajderi, asamblisti serb i tregon bashkëbiseduesit në Beograd se kanë shkuar ta marrin kufomën pas kryerjes së obduksionit.

“Asgjë zyrtarisht nuk na kumtojnë, vetëm se është qëlluar nga pas, këtu para zyrës, një plumb ishte vdekjeprurës i cili e ka goditur arterien, dhe… kjo është gjendja”, thotë ai rreth ekspertizës mjekoligjore.

“E sheh, kemi biseduar, dhe gjithë këto t’i kam treguar. Të kujtohet biseda të cilën e kemi pasur para nja tre muajve”, ndërhyn Nikola Sanduloviq.

“Më kujtohet. Më vjen shumë mirë që thirre. Nuk e di… situata në qytet është e pabesueshme. Populli është shumë i habitur. Nuk e di… as policët nuk mund të besojnë e jo më diçka tjetër. Varrimi është në Beograd me siguri të enjten”, sqaron asamblisti serb. /Insajderi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori