Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 16 shtator 2016 kishte ngritur aktakuzë kundër ish-kreut të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, dhe 38 të akuzuarve të tjerë.
Në mesin e këtyre të akuzuarve përfshiheshin 28 zyrtarë komunalë, shumica prej të cilëve ishin pjesë e komisioneve në përzgjedhjen e tenderëve.
Aktakuza përfshin edhe 10 pronarë të operatorëve ekonomikë, që dyshoheshin se përmes ish-kryetarit Mustafa fitonin tenderët në Komunën e Gjilanit gjatë periudhës 2008-2011.
Këto akuza për krim të organizuar, të shtjelluara në një proces gjyqësor maratonik, kryesisht bazoheshin në përgjimet e mesazheve telefonike në mes të të akuzuarve.
“Shoq, me thuaj vërteten a jeni marre ju vesh mes Veti a jo? Tali dhe Magjistrale po thonë qe ti, Burimi, Florimi dhe Avdyli jeni marre vesh me e marre Avdyli. Nëse është marrëveshje e respektojmë. Provoj ty me ta dhënë kodrën”, thuhet të ketë thënë në një bisede telefonike ish-kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa.
Tutje, këto janë bisedat tjera mes të akuzuarve:
Basri Kqiku: Kryetar ty te kemi ma te mirin ne gjitha komunat e kosoves. Ti je aj qe vendos per gjitha gjanat. Un nuk jam aj qe vendosi aty ne marrveshje nuk mujm na me bo me askënd marveshje ket duhet te kem te kjart nuk nuk varet nga marrveshjet tona.
Ty qysh ta marri mendja vepro, nuk ka problem pak si ta shifsh që nuk bon as varrezat e dëshmorëve me i marr un nuk ka problem. Ska lidhje për bejta komercin. Asfalltin dhe tamponin Avdyli duhet me marr te na krejt e jo naper kumuna tjera me ardhë asfalti nga ferizaji dhe nga lipjani. Ket thuaja avdylil.
Qemajl Mustafa: Jo jo, nese jeni marre vesh mos e shkelni. Ok. E detyroj me marre te ju me cmimin e tregut.
Basri Kqiku: Kryetar si je a je mirë. Kryetar punën e sanimit të gropave domethënë mirëmbajtja verore unë këtë punë du me marrë ta boj edhe unë naj referencë të mirëmbajtjeve verore. Mendoj që në të ardhmen më duhet ajo referencë. Të përshëndes. Tung.
Kryetar, para ksaj here, magjistralja mori zabelin kur un isha në turqi.
Qemajl Mustafa: Ti e ke marrë kodrën e dëshmorëve shoq. Me rend.
Qemajl Mustafa: Ose zabeli ose memoriali? Çka mendon ti?
Burim Govori: Zabeli për neve osht ma i mir me mujt osht ma i mir për gjithqka. Po maje peng ne mujsh deri sa te vi e ulmi e folmi.
Qemajl Mustafa: Jo more, nuk e mbajmë hiq peng po ty ta japim zabel in se e meriton e bejtes kodren dhe mbaron filmi.
Burim Govori: Mirë e ki kryetar.
Qemajl Mustafa: Po nuk kemi çka me fillozofue.
Këto dhe shumë përgjime të tjera, Gjykata konstatoi se nuk janë marrë në përputhje me kërkesat ligjore. Sipas Gjykatës, ato nuk mund të përdoren si prova në këtë çështje penale. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Vazhdojnë reagimet pas sulmit terrorist, Bugajski, Lajçakut: Ndaloni gjuhën e pakuptimtë, Beogradi e Moska po ju marrin për budallenj

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist

Mediumi boshnjak: Millan Radoiçiq ishte plagosur gjatë sulmit terrorist në veri të Kosovës

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Arrestime, armatim i sekuestruar e reagime ndërkombëtare - e tëra që ndodhi përgjatë ditës së hënë

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist