LAJMI I FUNDIT:

E ofendoi kryeministrja serbe, i përgjigjet Von Cramon: Sjellja e pacivilizuar e Brnabiqit flet shumë

E ofendoi kryeministrja serbe, i përgjigjet Von Cramon: Sjellja e pacivilizuar e Brnabiqit flet shumë

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe Ana Brnabiq, pasi kjo e fundit ofendoi eurodeputeten duke i thënë “duhet të turpërohet”, pasi Cramon tha se bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet demokratike.

Cramon, duke komentuar postimet në Twitter që ia ka adresuar asaj kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se nëse kryeministrja flet në mënyrë të pacivilizuar, nuk të krijohet përshtypja se ajo është dikush që ka interes bashkëpunimi me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe se kjo mund të jetë shenjë se Serbia nuk është e interesuar për perspektivën evropiane.


Brnabiq i tha Cramon se “duhet të turpërohet”, pasi kjo e fundit deklaroi se bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet demokratike.

“Komunikimi i Anna Brnabiqit në Twitter flet vetë, nuk kam nevojë ta komentoj”, deklaroi Von Cramon.

“Nëse kryeministrja flet me një retorikë të tillë, me sulme të tilla, sillet në mënyrë të pacivilizuar ndaj deputetëve të Parlamentit Evropian – kjo flet shumë, por nuk të krijohet përshtypja se është dikush interesi i të cilit është bashkëpunimi me neve në PE. Nuk mund ta kuptoj se çfarë lloj strategjie madhështore fshihet pas saj – a ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin, për të parë perspektivën evropiane, apo është qëllimi për t’u përplasur dhe për të qenë arrogantë”, tha Von Cramon, transmeton Telegrafi.

“Mbreti i çmendur i Vuçiqit që vepron si kryeministre e Serbisë”, Vela i reagon Brnabiqit
Lexo po ashtu “Mbreti i çmendur i Vuçiqit që vepron si kryeministre e Serbisë”, Vela i reagon Brnabiqit

Cramon tha sot se si Serbisë ashtu edhe Kosovës po i kërkohet “të bëjnë ndryshime në planin e brendshëm, para se të shohim hapat e ardhshëm drejt integrimit në BE”, dhe se zgjedhjet u mbajtën të fundit fundjavë në katër komunat në veri të Kosovës janë “një hap prapa”.

Siç tha ajo, raporti i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe Kosovën dërgon një mesazh të fortë për rajonin.

“Për fillim [Raporti] flet për angazhimin e Parlamentit Evropian për zgjerim, por përmes monitorimit të procesit, që për të dyja vendet do të thotë se ne po kërkojmë ndryshime në planin e brendshëm, përpara se të shohim hapat e ardhshëm drejt integrimit në BE. Pritjet e mia ishin më të mëdha, shpresoja shumë që si rezultat i marrëveshjes këtu në Bruksel, e më pas në Ohër, do të kishte një moment kyç në aspektin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh Von Cramon.

Siç transmeton “Danas“, Cramon vlerësoi se zgjedhjet e fundjavës së kaluar ishin një hap prapa dhe larg marrëveshjes.

“Më vjen keq për këtë, shpresoja që Lista Serbe do të merrte pjesë dhe se do të ishte një shtysë pozitive për dialogun e mëtejmë. Mendoj se është një mundësi e humbur, një shans i humbur. Kemi parë gjithashtu se ka pasur frikësim nga Beogradi, por edhe nga veriu i Kosovës”, ka theksuar Von Cramon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori