LAJMI I FUNDIT:

Përgjigjen të rinjtë në Kosovë: Sa i përdorin rrjetet sociale, për çfarë i shfrytëzojnë ato dhe në cilën kohë?

Përgjigjen të rinjtë në Kosovë: Sa i përdorin rrjetet sociale, për çfarë i shfrytëzojnë ato dhe në cilën kohë?

Rrjetet sociale janë bërë tashmë pjesë e pandashme e jetës sonë, duke u përdorur si nga moshat e reja po ashtu edhe nga ato më të vjetra.

Në mesin e rrjeteve sociale më të përdorura janë Facebook, Instagram, Snapchat, etj.


Kjo mund të thuhet në bazë të një “vox pop” të realizuar nga Telegrafi, ku të rinjtë – dhe jo vetëm – janë pyetur rreth asaj se sa i përdorin rrjetet sociale, cilat i përdorin më së shumti, cila është koha e preferuar e përdorimit të tyre dhe arsyeja pse i përdorin ato.

Ndonëse, përveç informimit, rrjetet sociale kanë mundësuar “afrimin” më të madh për përdoruesit në mbarë botën, dikush mendon se ato edhe po keqpërdoren.

“Rinia po varet prej rrjeteve sociale, jo të gjithë, por nga një pjesë dërrmuese. Teknologjia në ditët e sotme nëse përdoret për gjëra të mira është një mjet shumë i mirë, por një pjesë tjetër më dhimbset (kjo po keqpërdoret)”, ka thënë Musli Haziri. /Telegrafi/