LAJMI I FUNDIT:

Përgënjeshtrohet Shpend Ahmeti, e moshuara serbe u varros nga prifti ortodoks

Përgënjeshtrohet Shpend Ahmeti, e moshuara serbe u varros nga prifti ortodoks

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar sot se Komuna dhe Bashkësia Islame e Kosovës e kanë organizuar ceremoninë e varrimit të një gruaje serbe të moshuar, që ka vdekur në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, por kjo është demantuar nga një portal serb i Graçanicës.

Portali ‘Gracanicaonline’ shkruan se  Radmila Zariq, banore në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, ka ndërruar jetë dje (e shtunë) dhe u varros sot në varrezat Ortodokse në Prishtinë.


“Varrimi u organizua nga këshilltarja e Asamblesë Komunale të Graçanicës, Snezhana Jovanoviq dhe shërbimi u krye nga prifti Stanisha Arsiq”, shkruan ky portal, duke shtuar se varrimi i të ndjerës është sipas riteve ortodokse, përcjell Telegrafi.

Duke demantuar deklaratën e Shpend Ahmetit se varrimin e ka organizuar Bashkësia  Islame, ky portal shkruan se kufoma e të ndjerës Radmila Zariq u transportua nga Shtëpia e Pleqve në varreza me një automjet të Bashkësisë Islame, e cila ka siguruar arkivolin, sepse ajo ka një kontratë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, brenda së cilës funksionon Shtëpia e Pleqve.

Një e moshuar serbe vdes në Prishtinë, Komuna dhe Bashkësia Islame organizuan ceremoninë e varrimit
Lexo po ashtu Një e moshuar serbe vdes në Prishtinë, Komuna dhe Bashkësia Islame organizuan ceremoninë e varrimit

Menjëherë pas kësaj ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

“Pash reagime nga webfaqe serbe!  Ky është reagimi im i fundit në lidhje me këtë nga respekti për qytetaren R.Z. të ndjerë e cila nuk meriton përmendje të tillë pas vdekjes!”, ka shkruar Ahmeti.

“Nuk është varrimi kredit për askënd, e as akuzë për dikënd.  As nuk është garë.  Shtepia e Pleqeve e ka thirrë BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirrë Komunën e Gracaniçes ku personalisht është marr një zyrtare, por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dërgu arkivolin, e kanë transportu deri te varrezat ortodokse bashkë me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qenë me falënderu Bashkësinë Islame që nuk janë marr me elemente fetare dhe gjëra të tilla, por vetëm kanë ndihmuar.  Për neve si Komunë është përgjegjësi.  Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca”, kaq shkruar ai.

“Mua fare nuk më bën përshtypje se a është shqiptare apo serbe, më bën përshtypje se si dikush mbetet vetë, pa askënd dhe pa ndihmë.  Sikurse ndër viktimat e para të Covidit që ishte bashkëqytetari shqiptar që nuk kishte njeri për ta varrosur ashtu edhe sot e ndjera Radmila”.

“Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat.  Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graqanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse”, ka shkruar Ahmeti.

Rreth orës 18 e 30, kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, përmes Facebookut njoftoi se si komunë, bashkë me Bashkësinë Islame organizuan varrimin e qytetares që nuk e kishte pasur askënd. Teksa falënderonte BIK-un, Ahmeti përfundoi njoftimin me fjalët se “humaniteti-njerzillaku është më i rëndësishmi”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori