LAJMI I FUNDIT:

Përgatitjet e pazakonta të ushqimeve që kurrë nuk keni menduar se ekzistojnë (Foto)

Përgatitjet e pazakonta të ushqimeve që kurrë nuk keni menduar se ekzistojnë (Foto)

Të gjithë njerëzit kanë ngrënë ndonjëherë diçka jashtë normales, por ato as që krahasohen me ushqimet që i kanë provuar disa persona, të cilët i kanë ndarë eksperiencat e tyre në ueb-faqen Quora.

Në pyetjen se cili është ushqimi më unik që keni ngrënë, janë lënë shumë përgjigje që në disa raste janë edhe rrëqethëse, transmeton Telegrafi.


Përgatitjet e pazakonta të ushqimeve që kurrë nuk keni menduar se ekzistojnë foto 2

Ndër më të çuditshmet është pjata me ‘prirje kanibalizmi’ pasi një burrë ka treguar se si e ka pjekur në grill placentën e gruas së tij dhe e kanë ngrënë së bashku.

Përgatitjet e pazakonta të ushqimeve që kurrë nuk keni menduar se ekzistojnë foto 3

Gjarpri me të vegjlit e pa lindur, është një tjetër ushqim bizar që e kanë provuar njerëzit. Madje, është konsideruar me rrezik të lartë, sepse reptili ishte helmues.

Përgatitjet e pazakonta të ushqimeve që kurrë nuk keni menduar se ekzistojnë foto 4

Ngrënia e kallamarit nuk është e rrallë, por një burrë ka thënë se i ka përdorur vetëm tentakulat e një gjallese të tillë, të cilat përmbajnë edhe materie helmuese.

Përgatitjet e pazakonta të ushqimeve që kurrë nuk keni menduar se ekzistojnë foto 5

Kaçkavalli është një ushqim pothuajse i përditshëm, por një çift bashkëshortor kanë vendosur ta hanë ndryshe. Ata e kanë hedhur në vajin që vlonte së bashku me najlon dhe e kanë vënë më pas në kifle.

Përgatitjet e pazakonta të ushqimeve që kurrë nuk keni menduar se ekzistojnë foto 6

Në vaj të vluar, dikush tjetër ka hedhur insektet e njohura si kacabu dhe më pas i ka servuar si grisini.

Përgatitjet e pazakonta të ushqimeve që kurrë nuk keni menduar se ekzistojnë foto 7

Shumë pjesë të pulës përdoren në industri, por këmbët gjithmonë hidhen. Mirëpo, dikush i ruan këto pjesë të shpezës dhe i vë në supë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori