LAJMI I FUNDIT:

Përfunduan punimet e Simpoziumit të parë ndërkombëtar – “Dita e Mamive”

Përfunduan punimet e Simpoziumit të parë ndërkombëtar – “Dita e Mamive”

“Dita e Mamive” kishte për qëllim edukimin cilësor, informimin dhe trajnimin e profesionistëve dhe studentëve të drejtimit të Mamisë. Në këtë simpozium, profesionistët e lëmenjve të ndryshëm prezantuan punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.

Simpoziumi i parë ndërkombëtar, “Dita e Mamive”, u realizua në bashkorganizim me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqatën e Mamive të Kosovës, Odën e Infermierëve, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani“, Kolegjin “Fama“, Zyrën e UNFPA-së në Prishtinë, Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Institucionet tjera shtetërore, shëndetësore, arsimore e shkencore në Republikën e Kosovës.

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, në kuadër të Simpoziumit nderoi dhe vlerësoi me mirënjohje për veprimtari jetësore personalitete të respektuara shqiptare nga fusha e Mamisë.

Këtë vit, me mirënjohje u nderuan Razije Musa, Mami në Maternitetin e Londrës dhe me përvojë pune edhe në Kosovë dhe Lindjen e Mesme; Xhejrone Lokaj Bedrie Berisha, Mami në pension, ish-themeluese e Shoqatës së Mamive të Kosovës dhe Kryemami për shumë vite në Klinikën e Gjinekologjisë.

Po ashtu, Shoqata e Mamive të Kosovës, për nder të Ditës së Mamive, si premierë shfaqi dokumentarin “Mamitë ndër Vite”.

Ky projekt është i akredituar nga Bordi i Edukimit në Vazhdim në Ministrinë e Shëndetësisë, me 20 kredi për pjesëmarrësit aktivë dhe 15 kredi për pjesëmarrësit pasiv. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori