LAJMI I FUNDIT:

Përfunduan konsultimet për qeveri teknike, nuk ka marrëveshje për ministër të Punëve të Brendshme

Përfunduan konsultimet për qeveri teknike, nuk ka marrëveshje për ministër të Punëve të Brendshme

Refuzimi i LSDM-së të propozimit të OBRM-PDUKM-së opozitare, Dagan Kovaçki të jetë ministër teknik i Punëve të Brendshme në qeverinë kalimtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e vazhdoi pasigurinë rreth përbërjes së Qeverisë teknike, e cila duhet të rrumbullaksohet para 3 janarit.

Komunikimi mes dy partive, pas takimit të pardjeshëm të liderëve, dje u refuzua përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve. Lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski përmes profilit të tij në Fejsbuk i bëri thirrje pushtetit që t’i anulojë punët dhe theksoi se “frenimi i një profesionisti për MPB, nuk do ta evitojë dështimin e pashmangshëm, por do ta rrisë”, pas së cilës kumtoi se partia opozitare duhet të propozojë kandidat tjetër për shkak se propozimi i parashtruar është në kundërshtim me Kushtetutën.


Mickoski në publikimin që para se LSDM të komunikojë se kërkon propozim theksoi se “faktet flasin se ata që kanë gabuar kundrejt ligjit kanë frikë nga profesionalizmi që do t’i zbulojë, demaskojë dhe do të luftojë kundër tyre”.

OBRM-PDUKM-ja opozitare duhet të propozojë kandidat tjetër për ministër teknik të Punëve të Brendshme dhe vlerëson se pas hapjes së debatit në opinion, është e qartë se propozimin që partia opozitare e ka nxjerrë në takimin e mbrëmshëm të liderëve është në kundërshtim me Kushtetutën. Deri më 3 janar ka mjaftueshëm kohë të arrihet pajtueshmëri e zgjedhjeve që do të ndodhin më 12 prill, kumtoi LSDM, duke porositur OBRM-PDUKM-në se nuk mund t’i referohet të drejtës, e të promovojë propozime në kundërshtim me Kushtetutën.

Refuzimin e propozimit të OBRM-PDUKM-së e elaborojnë duke iu referuar nenit 97 të Kushtetutës, sipas së cilit personi i cili udhëheq me MPB-në ose me Ministrinë e Mbrojtjes duhet të jetë person civil së paku tre vjet para zgjedhjes në atë funksion. Në nenin 2 të Ligjit për policinë bëhet dallim i qartë mes pjesëtarit me uniformë dhe pa uniformë të policisë, që do të thotë se të punësuarit me uniforma nuk mund të zgjidhen si ministra, dhe ajo është e njëjtë edhe në të dy ministritë.

Lidhur me atë si më tej do të zhvillohen bisedimet teknike, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski dje u përgjigj se konsultimet zgjasin, por nuk tregoi nëse ka pasur bisedë telefonike midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski pas takimit të tyre të premten.

Lideri i BDI-së dhe koalicioni partner i LSDM-së Ali Ahmeti, i cili gjithashtu të premten kishte takim me Mickovskin për kuadrot e reja në Qeverinë kalimtare, deklaroi se për ta propozimi i OBRM-PDUKM-së për ministër teknik është i pranueshëm.

Zaev, në intervistën për Dojçe vele thotë se është i sigurt se opozita nuk do të lejojë që të insistohet në shkelje të Kushtetutës dhe se do të mundet shpejt të propozojë kandidat tjetër rreth të cilit do të pajtoheshin, nëse, siç theksohet, është evidente se zgjidhja e propozuar nuk mund të kalojë për shkak se Kushtetuta nuk e lejon këtë.

Sipas Zaevit, Qeveria teknike duhet të formohet më 3 janar dhe se ajo nuk do të ketë kurrfarë lëshime.

“Zgjedhjet më 12 prill duhet t’i shohim si çështje e mbyllur, të gjitha partitë pajtohen me datën. Në propozimet e opozitës për ministra dhe zëvendësministra plotësues duhet të shikohet në mënyrë pragmatike dhe të thjeshtë”, thekson Zaev.

Ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pardje deklaroi se është i gatshëm për funksionin kryeministër teknik në qeverinë kalimtare, pasi që vendi një vendim i këtillë është marrë në seancën e Këshillit qendror dhe ekzekutiv.

“Kjo është qeveri kalimtare që duhet të sigurojë, para së gjithash, periudhë për organizim të zgjedhjeve, mundësi të drejta demokratike për të gjitha subjektet politike, të mundësojmë që qytetarët të pavarur t’i sjellin vendimet. Megjithatë, njëherit të vazhdojmë edhe fuqishëm në punë dhe realizim të projekteve, të mos ketë stagnim në reformat në shtet, t’i realizojmë interesat nacionale”, tha Spasovski.

Pjesë e ekipit të qeverisë kalimtare të LSDM-së do të jenë edhe Sllavjanka Petrovska, e cila do të jetë zëvendësministre plotësuese në MPB, ndërsa funksion të tillë në MPPS do të kryejë Sanella Shkrijelj.

Pas takimit të fundit të liderëve tek presidenti Stevo Pendaroski, u arrit marrëveshje që më 12 prill të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Konform procedurës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet qeveria teknike ose në këtë rast kjo duhet të ndodh më 3 janar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori