Ka përfunduar sezoni 2024/2025 në elitën e futbollit anglez, një edicion i cili u përcoll me befasi të shumta. Manchester City ia doli të marrë një fitore jetike me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fulhamit, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Liverpooli në anën tjetër u ndal me barazim 1-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace, aty ku Ryan Gravenberch u ndëshkua me karton të kuq. Manchester United mori një fitore me rezultat 2-0 ndaj Aston Villas në shtëpi, me mysafirët që nuk ia dolën të sigurojnë Ligën e Kampionëve, por do të luajnë në Ligën e Evropës. Chelsea në ndërkohë fitoi minimalisht 1-0 në transfertë ndaj Nottingham Forest duke bërë që të përfundojnë në top katërshe dhe kësisoji të sigurojnë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Fitore mori edhe Arsenali me ‘Topçinjtë’ që triumfuan me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Southamptonit që ishte përshëndetur kohë më parë me ligën. Kështu pra Liverpooli, Arsenali, Manchester City, Chelsea dhe Newcastle do bëjnë gara në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Aston Villa në ndërkohë do të luajë në Ligën e Evropës ndërsa Nottingham Forest do marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Southamptoni, Ipswich Town dhe Leicesteri janë skuadrat që kanë rënë në Championship, teksa në elitë janë promovuar Leeds United, Burnley dhe Sunderlandi./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app