LAJMI I FUNDIT:

Përfundon numërimi i votave me kusht në Dragash, kandidati i LDK-së merr më shumë vota

Përfundon numërimi i votave me kusht në Dragash, kandidati i LDK-së merr më shumë vota

Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në disa komuna tashmë ka përfunduar procesi dhe kanë filluar të dalin rezultatet e para.


Tashmë janë numëruar votat me kusht në komunën e Dragashit.

Nga këto vota prin kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Behxhet Xheladini, me 72 vota.

Pas tij është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, me 61 vota.

I treti është kandidati i partisë VAKAT, Adem Redzeplar, me 41 vota.

Ndërkaq kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Kaltrina Salihu, ka marrë 24 vota dhe renditet e katërta.

Sa i përket votave për asamble komunale, PDK kryeson me 59 vota, përcjell Telegrafi.

LDK është e dyta me 57 vota, ndërsa e treta Vakat me 29 vota.

Partia tjetër minoritare JPG ka marrë 23 vota derisa LVV renditet e pesta me 21 vota.

Në Komunën e Dragashit do të ketë balotazh mes Bexhet Xheladinit të LDK-së dhe kryetarit aktual, kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori