LAJMI I FUNDIT:

Përfundon java e dytë e grevës në arsim në Maqedoni, sindikalistët dhe qeveria nuk arrijnë marrëveshje

Përfundon java e dytë e grevës në arsim në Maqedoni, sindikalistët dhe qeveria nuk arrijnë marrëveshje
Foto: Ilustrim

Sot përfundon java e dytë e grevës së përgjithshme në arsim. Përgjatë kësaj periudhe që po zhvillohet greva e mësimdhënësve, Qeveria dhe Sindikati i Arsimit, Shkеncës dhe Kulturës kanë akuzuar njëra-tjetrën, ajo e para për shantazhe, ndërsa kjo e fundit për presione.

Në fund të javës së kaluar Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ofroi SASHK-ut 10 për qind rritje të pagave, respektivisht 2.500 denarë, ndërsa sindikati e refuzoi të njejtën, pasi oferta ka qenë në formë gojore dhe nuk kishte garancë të shkruara nga Qeveria.


Nga sindikati theksuan se 10 përqindëshi i ofruar nga ekzekutivi, nuk korrespondon me rritjen e pagës minimale dhe nuk është nxitje e duhur për të kthyer dinjitetin e mësimdhënësve .

Pas refuzimit të kësaj oferte, reaguan ashpër përfaqësusit qeveritar, pasi sipas tyre ka afat ligjor prej gjashtë muajve, për harmonizim e pagave tjera me pagen minimale. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se sindikata ka vendosur të vazhdojë më kërcënimet, të cilat sipas tij, janë vetëm në dëm të arsimimit të nxënësve, dhe ua vështirëson përditshmërinë prindërve.

Edhe pse ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, shpresonte se që nga e hëna e kaluar nxënësit do të ktheheshin nëpër bankat e tyre shkollore, një gjë e tillë nuk ndodhi. Ai tha se edhe pas refuzimit të ofertës, bisedimet përsi duhet vazhdojnë , por nuk saktësoi nëse do të ketë ofertë të re për mësimdhënësit.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se Qeveria ka ofruar përqindje të mirë për rritje të pagave, ndërsa SASHK-u është dashur ta pranojë të njëjtën.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme dje apleoi deri tek Qeveria dhe SASHK-u që sa më parë të gjejnë zgjidhje, pasi siç thonë kjo situatë është vetëm në dëm të nxënësve. Ata kërkuan gjithashtu që edhe ata të jenë të përfshirë në negociatat mes autoriteteve kompetente.

Së fundmi është paraqitur problemi edhe për pagën e arsimtarëve për muajin prill. Edhe pse Qeveria do të paguaj vetëm kontributet për paga e muajit prill, ata thonë se SASHK-u duhet t’i paguaj rrogat, si organizatorë i grevës, ndërsa SASHK thotë të kundërtën, duke thënë se shteti i ka detyrë rrogat dhe kontributet.

Përveç grevës në arsim, grevë kanë nisur të mbajnë edhe posta e Maqdonisë Së Veriut, ndërsa administrata shtetërore i ka dhënë ultimatium Qeverisë deri më 25 prill për rritje të pagave, përndryshe nga 26 prilli do të dalin në protesta, të cilët do të zhvillohen para Qeverisë dhe Kuvendit.

Ndërkaq, që Qeveria dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kanë filluar dialogun social për një marrëveshje të përgjithshme kolektive, duke përfshirë rritjen e pagave prej 2.806 denarë për të gjithë në sektorin publik./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori