Ka përfunduar edhe dita e dytë e maratonës së EuroBasket 2025, turne ky që po zhvillohet në katër vende të ndryshme si Qipro, Finlanda, Polonia dhe Letonia. 

Dita e sotme nisi me duelin mes Turqisë dhe Republikës Çeke që përfundoi me fitoren e turqve. Letonia në anën tjetër mposhti Estoninë, ndërsa Serbia triumfoi ndaj Portugalisë. 


Në Grupin B, Gjermania mposhti Suedinë, ndërsa Lituania korri fitore ndaj Malit të Zi. Fitore mori edhe Finlanda që e mposhti Britaninë e Madhe me lehtësi. 

Turqi 92 – 78 Republika Çeke 

Alperen Sengun udhëhoqi Turqinë drejt fitores. 23-vjeçari shënoi 23 pikë me 8 nga 9 gjuajtje të realizuara, ndërsa mori 12 kërcime, dha 9 asistime, bllokoi 2 gjuajtje, realizoi një rrëmbim topi dhe arriti një indeks efikasiteti prej 40, më i larti në ndeshje. 

Estonia 70 – 72 Letonia 

Letonia doli fituese me rezultatin 72:70, por avantazhin e mori vetëm në çerekun e tretë të ndeshjes, pasi Estonia kishte udhëhequr gjatë fazave të hershme. 

Kristaps Porzingis ishte shënuesi kryesor për ekipin e Letonisë me 26 pikë, ndërsa Rihards Lomažs shtoi nëntë pikë. 

Portugali 69 – 80 Serbi 

Nikola Jokic përfundoi me 23 pikë në 23 minuta, duke realizuar 8 nga 10 gjuajtje nga loja, me 10 kërcime, 3 asistime, 2 rrëmbime topi dhe 2 bllokime, duke arritur një indeks efikasiteti prej 35. 

Gjermani 105 – 83 Suedi 

Dennis Schröder shënoi 23 pikë, më së shumti në ndeshje, dhe dha shtatë asistime për të udhëhequr kampionët e botës, Gjermaninë, në fitoren 105-83 ndaj Suedisë. 

Schröder realizoi 7 nga 12 gjuajtje nga loja, përfshirë tre tripikësha. Franz Wagner, shtoi 21 pikë ndërsa Gjermania arriti bilancin 2-0 në Grupin B pas fitores ndaj Malit të Zi në ndeshjen hapëse. 

Lituani 94 – 67 Mali i Zi 

Lituania vendosi një rekord të ri në FIBA EuroBasket për asistime, duke dhënë 35 asistime në fitoren 94-67 ndaj Malit të Zi. 

Rokas Jokubaitis kontribuoi me 12 asistime në një paraqitje impresive me double-double për ekipin e tij, ndërsa ekipi në përgjithësi thyen rekordin që nga viti 1995, kur këto të dhëna filluan të regjistroheshin. 

Finlandë 109 – 79 Britani e Madhe 

Lauri Markkanen shënoi 29 nga 43 pikët e tij në gjysmën e parë të ndeshjes, në një paraqitje të shkëlqyer që theksoi fitoren e Finlandës 109-79 ndaj Britanisë së Madhe./Telegrafi/

telegrafi sport app