LAJMI I FUNDIT:

Përfundon biseda informative e Uranija Pirovskës dhe Najçevskës , dënohen me 50 euro

Përfundon biseda informative e Uranija Pirovskës dhe Najçevskës , dënohen me 50 euro

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska në bisedën informative e cila nuk zgjati shumë është liruar. Pirovska deklaroi se nuk ndjehet fajtore dhe se nuk e ka nënshkruar dënimin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pirovska ka pranuar se në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka hedhur ngjyrë, mirëpo siç thotë atë e ka bërë për ta zbukuruar dhe nuk ka saktësuar se për çfarë dënimi bëhet fjalë. Poashtu sot ishte e thirrur në bisedë informative edhe Mirjana Najçevska me të njëjtën akuzë.


Aktivistet për të Drejtat e njeriut u dënuan me një gjobë nga 50 euro për gjuajtje të ngjyrës drejt institucioneve. Najçevska ka thënë se për ngjyrosjen e objekteve do të kërkojë autorizim të veprës nga  Ministria e Kulturës sepse atë e vlerëson si zbukurin ndaj institucioneve.

Kujtojmë se poashtu kryetari i Komitetit të Helsinkit në Maqedoni dhe profesor në Fakultetin e drejtësisë në UKIM, Gordan Kallajxhiev, u dënua me  50 euro ose ‘punë të dobishme shoqërore’, transmeton Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/