LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë xhirimet e “Mashtruesit”

Përfundojnë xhirimet e “Mashtruesit”

Kanë përfunduar xhirimet e filmit "Mashtruesit" me skenar të Selatin Ademit dhe me regji të Dalmat Dobrës.

Fabula e filmit flet për keqpërdorimin e fëmijëve nga disa persona të papërgjegjshëm, të cilët duke i shfrytëzuar ata mundohen të fitojnë para.

“Mashtruesit” është një film i metrazhit të shkurtër, ndërsa pritet që në fillim të shtatorit të përfundojnë edhe montimet dhe filmi të jetë i gatshëm për lansim.

Në këtë film, që është sponsorizuar nga firma Alko-Impex, luajnë Selatin Ademi, Arben Bajgora, Hateme Krasniqi, Fidan Jupolli, Armend Ademi, Burim Beqiri, Lion Morina, Medijon Qukpishti, Labinot Beqiri.


Ngjarja zhvillohet në Prishtinë, ndërsa në film janë përfshirë edhe disa Policë të Republikës së Kosovës.