LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi në Shkup punëtoria për teknologji informatike

Përfundoi në Shkup punëtoria për teknologji informatike

Dje dhe sot në Maqedoni u organizuan punëtori me temë ”Blockchain” teknologjia, e para e këtij lloji në rajon. Në këto punëtori kanë marrë pjesë ekspertë të kompanisë teknologjike IBM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto punëtori morën pjesë edhe kompani të ndryshme të teknologjisë informatike të vendit dhe ekspertë të kësaj sfere.


Pjesëmarrësit kishin mundësi që të njihen me këtë teknologji, e cila konsiderohet si revolucion, ashtu siç është edhe vetë interneti. Gjithashtu mendohet se kjo teknologji do të fillojë të zbatohet masovikisht dhe t’i zëvendësoje arkitekturat dhe proceset e teknologjisë informatike./Telegrafi/