LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi mandati i Komisionit të përkohshëm për mbikëqyrje të mediave në Maqedoni

Përfundoi mandati i Komisionit të përkohshëm për mbikëqyrje të mediave në Maqedoni

Sot Komisioni i përkohshëm për mbykëqirje të mediave në Maqedoni ka marrë edhe zyrtarisht vendimin se ka mbaruar puna 100 ditore e tyre për përcjellje të raportimit të mediave në Maqedoni gjatë kohës së fushatës zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me vetëdije kemi hyrë në shkelje të Kushtetutës së Maqedonisë, e cila garanton të drejtën e lirisë së mediave dhe ndalon censurën, dhe për këtë arsye ne kemi vënë gazetarët tanë në pozitë të palakmueshme që do të gjobiten dhe shpesh herë janë sulmuar gjatë tubimeve në fushatën zgjedhore”, deklaroi njëri nga anëtarët e komisionit të përkohshëm për ndjekje të mediave, Cvetan Çilimanov.


Ai gjithashtu tha se puna e Komisionit ad-hoc për monitorimin e mediave ishte edhe një ngjarje e rrallë, pasi sipas tij asnjë vend në botë nuk ka pasur një komision të tillë i cili ka ndarë dënime partiake për mediat./Telegrafi/