LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi gjyqi i Nicolas Sarkozy: Prokuroria kërkon katër vjet burg, vendimi merret vitin e ardhshëm

Përfundoi gjyqi i Nicolas Sarkozy: Prokuroria kërkon katër vjet burg, vendimi merret vitin e ardhshëm

Gjyqi i ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy përfundoi në mbrëmje dhe gjykata do të shpallë vendimin më 1 mars të vitit 2021.

Fjalët e fundit në gjyqin e së enjtes ishin të mbrojtësit të të pandehurit, avokatit Thierry Herzog dhe ish gjyqtarit, Gilbert Azibert, raporton france24.


“Kjo çështje është një udhëkryq për mua, por nëse çmimi i arritjes së së vërtetës, unë jam gati ta pranoj atë”, tha ish-presidenti para përfundimit të seancës, transmeton Telegrafi.

“Unë ju kam thënë të vërtetën gjatë këtyre tre javëve, si dhe në paraburgim edhe gjatë hetimit”, vazhdoi ai duke pohur se “Unë ende besoj në drejtësinë e vendit tonë”.

Prokuroria kërkoi katër vjet burg, dy prej të cilëve të pezulluar, për ish-presidentin, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sarkozy paraqitet në gjyq për korrupsion: Nuk i pranoj këto akuza të turpshme
Lexo po ashtu Sarkozy paraqitet në gjyq për korrupsion: Nuk i pranoj këto akuza të turpshme

Të njëjtat dënime u kërkuan për Gilbert Azibert dhe Thierry Herzog, me një ndalim pesë-vjeçar të punës profesionale për Herzog.

Politikani 65 vjeçar u tërhoq nga politika pasi humbi zgjedhjet e krahut të djathtë në vitin 2016. /Telegrafi/