LAJMI I FUNDIT:

Me përfundimin e epokës Messi-Ronaldo: Mbappe fillon rivalitetin tjetër të madh të futbollit

Me përfundimin e epokës Messi-Ronaldo: Mbappe fillon rivalitetin tjetër të madh të futbollit

Fansat janë të bindur se Kylian Mbappe ka nisur rivalitetin e ardhshëm të madh të futbollit pas reagimit të tij ndaj Erling Haaland duke marrë një çmim.

Ylli francez u mund nga norvegjezi për trofeun Gerd Muller i cili u prezantua gjatë ceremonisë së Topit të Artë në Paris.

Sulmuesi 24 vjeçar humbi çmimin e paralajmëruar pas debutimit fantastik të Haaland për Manchester Cityn.


Haaland cilësohet si 'viktima' e fundit: Lewandowski, Sneijder dhe pesë lojtarët e tjerë që u grabitën ndër vite për Topin e Artë
Lexo po ashtu Haaland cilësohet si 'viktima' e fundit: Lewandowski, Sneijder dhe pesë lojtarët e tjerë që u grabitën ndër vite për Topin e Artë

Sulmuesi shënoi 56 gola të jashtëzakonshëm për klubin dhe kombëtaren sezonin e kaluar që e panë atë të kalonte çdo sulmues në Evropë, përfshirë Mbappen.

Mbappe kishte vetëm dy gola më pak se ish-lojtari i Borussia Dortmundit pasi ai gjithashtu shijoi një sezon mbresëlënës me PSG-në dhe Francën.

Megjithatë, ndërsa23 vjeçari u ngjit për të marrë çmimin e tij nga Gary Lineker, francezi dukej më pak se i impresionuar pasi i dha rivalit të tij një duartrokitje të zbehtë.

Skandal pas skandali në ceremoninë e Topit të Artë: Emiliano Martinez dhe babai i tij mbetën të shtangur nga francezët që i vërshëllyen
Lexo po ashtu Skandal pas skandali në ceremoninë e Topit të Artë: Emiliano Martinez dhe babai i tij mbetën të shtangur nga francezët që i vërshëllyen

Tifozët e panë momentin në rrjetet sociale teksa pohuan se rivaliteti i radhës i madh në futboll është këtu.

Një fans ka postuar: “Duke lëvizur sikur ishte i detyruar të duartrokiste”.

Messi emëroi një lojtar të Real Madridit që mund të fitojë Topin e Artë - nuk është Bellingham
Lexo po ashtu Messi emëroi një lojtar të Real Madridit që mund të fitojë Topin e Artë - nuk është Bellingham

I dyti komentoi: “Rivaliteti tashmë ka filluar. Vitet e ardhshme do të jenë të vlefshme”.

Ndërsa i treti tha: “Është gati të jetë një duel i ngjashëm si Ronaldo-Messi. Atje është edhe Bellingham. Mbappe duhet të largohet nga PSG nëse e dëshiron vërtet atë çmim”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori