Restoranti “Ujëvara e Drinit” në Radavc të Pejës është përfshirë sonte nga zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Pejës.


Sipas kësaj drejtorie, zjarrfikësit e Komunës së Pejës kanë arritur me kohë  në vendin e ngjarjes  dhe arritën  ta shuajnë zjarrin e madh që ka kapluar restorantin në fjalë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Gzim Gashi i ka thënë Klan Kosovës, se tre persona janë alivanosur si pasojë e zjarrit, por janë jashtë rrezikut për jetë.

“Është djegur kulmi i restorantit dhe një pjesë e katit të sipërm, por zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin”, ka thënë ai.  /Telegrafi/

277227382 124256810188440 7738024391425584457 n

277440217 124256796855108 6532118996994943040 n

277443671 124256790188442 1510263488761437057 n