LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një garazhë në Suharekë, brenda kishte një traktor dhe dhjetë biçikleta

foto arkiv
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shpërthimit të zjarrit në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Sipas raportit të policisë ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohur nga zjarri është përfshirë garazhda e tij, në të cilën kishte një traktor, dhjetë biçikleta dhe disa pajisje bujqësore.


Zjarrfikësit kanë shuar zjarri. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/