LAJMI I FUNDIT:

Përfituan 1.5 milionë dollarë duke lëshuar certifikatave të rrejshme të vaksinimit, arrestohen infermieret në Long Island

Përfituan 1.5 milionë dollarë duke lëshuar certifikatave të rrejshme të vaksinimit, arrestohen infermieret në Long Island

Dy infermiere nga Long Island akuzohen se kanë falsifikuar certifikata për vaksinim kundër COVID-19, duke përfituar 1.5 milion dollarë, ka njoftuar zyra e prokurorit dhe ajo e policisë.

Julie DeVuono, pronare e klinikës pediatrike Wild Child dhe infermierja Marissa Urraro, po akuzohen për veprën penale – falsifikim, transmeton Telegrafi.


Prokurori në Suffolk, Raymond Tirni, ka thënë se ato kanë lëshuar certifikata të rrejshme për vaksinim, me një çmim prej 220 dollarë për të rritur dhe 85 dollarë për fëmijë dhe se të dhënat e rrejshme i kishin futur në data bazën shtetërore për imunizim.

Ato u kapën pasi kishin lëshuar një certifikatë të rrejshme për detektivin, që ishte në një detyrë të fshehtë që nuk ishte vaksinuar fare.

Policia ka konfiskuar në shtëpinë e DeVuono rreth 900 mijë dollarë para të gatshme, dhe librin e evidencave që tregonte se me lëshimin e certifikatave të rrejshme kishin filluar në nëntor të vitit të kaluar – duke përfituar 1.5 milion dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori