Përfitimet që na i sjell leximi: Përse duhet të lexojmë çdo ditë

Kur ka qenë hera e fundit që keni lexuar një libër, ose një artikull substancial të ndonjë reviste? Shprehitë tuaja ditore të leximit a përqendrohen në statusa të Facebook-ut, apo lexoni diçka tjetër?
Nëse jeni në mesin e shumë njerëzve të cilët nuk e kanë shprehi të lexojnë rregullisht, atëherë janë duke iu ikur një sërë përfitimesh!
Telegrafi më poshtë ju sjell përfitimet të cilat i sjell leximi dhe këto përfitime do t’ju nxisin të filloni të lexoni çdo ditë!
Stimulimi mendor Studimet e shumta kanë treguar se duke qëndruar të stimuluar mendërisht ju mund ta ngadalësoni progresin (ose edhe ta parandaloni krejtësisht) e Alzheimerit dhe demencës, pasi që e mbani trurin aktiv dhe angazhimi i trurit e parandalon atë ta humbë fuqinë që ka. Njëjtë sikurse çdo muskul tjetër në trup, edhe trurit i nevojiten ‘ushtrimet’ për ta mbajtur të fortë dhe të shëndetshëm. Edhe lojërat si fjalëkryqi ose shahu janë dëshmuar se ndihmojnë në stimulimin e trurit.
Njohuritë e përgjithshme
Çdo gjë që e lexoni jua mbush kokën me copa të reja të informacionit, dhe asnjëherë nuk e dini kur ato informacione do t’ju hynë në punë. Aq më shumë njohuri që keni, aq më të përgatitur jeni për t’u ballafaquar me sfidat e së ardhmes. Fundja fundit, llogariteni kështu: gjithçka në këtë jetë mund ta humbni – punën, paratë, shëndetin, familjarët – por njohuritë tuaja askush nuk mund t’jua vjedhë!
Përmirësimi i memories Kur lexoni një libër, ju duhet t’i mbani në mend personazhet, historitë e tyre, ambiciet, etj. Këto pra janë shumë informacione që duhet mbajtur mend, por siç tregon shkenca, çdo memorie të re që e krijoni, i forcon ato të kaluarat dhe ndihmon në memorien afatshkurtër. Pra, leximi domosdoshmërish ju ndihmon ta përmirësoni memorien.





















































