Përfaqësuesja e Kosovës bën homazhe te ish-presidenti Rugova (Video)

Ekspedita e përfaqësueses tonë kryesohej nga presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, nën kryetari Agim Ademi, përzgjedhësi Albert Bunjaku dhe futbollist të ftuar për miqësoren kundër Haitit.
Futbollisti Alban Bunjaku tha për Kosovapress se ndihet i emocionuar që gjendet pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova.
“ Vizita te varri i Rugovës është në agjendën e përfaqësueses së Kosovës dhe unë ndihem i emocionuar që gjendem këtu sepse është hera e parë që unë e vizitojë varrin e ish presidentit Rugova”, ka thënë Bunjaku.
Ekspedita e Kosovës vazhdoi rrugën për në Prekaz ku do të bëj homazhe në kompleksin e Jasharajve, si dhe do të vizitojë familjen Jashari. /KP/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/03/2014



















































