LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor arrijnë marrëveshje me ministrin Bytyqi për çështjen e bursave

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor arrijnë marrëveshje me ministrin Bytyqi për çështjen e bursave

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor kanë takuar sot ministrin në detyrë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqin.

Në njoftimin për media nga Parlamenti Studentor, thuhet se në takim është biseduar rreth çështjes së bursave, transmeton Telegrafi.

“Pas shumë kërkesave në drejtim të Parlamentit Studentor për çështjen e bursave për mospërfshirjen e një numri të konsiderueshëm të fakulteteve ne si Parlament Studentor insistuam të takohemi me ministrin dhe t’i diskutojmë të gjitha mundësitë rreth kësaj çështjeje kaq delikate sepse janë në pyetje ajka e studentëve të UP “Hasan Prishtina”. Sot u mirëpritëm në takim nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Shyqiri Bytyqi. Tema e diskutimit ishte Bursat që ndahen nga MASHT-i për studentet e Universiteteve Publike”, thuhet në njoftim.


Parlamenti Studentor bën të ditur se kanë arritur një marrëveshje me ministrin Bytyqin, sa i përket bursave.

“Pas më shumë se 1 orë bisedimesh dhe insistimesh arritëm në përfundim të këtij vendimi të përbashkët: Ministri z.Shyqyri Bytyqi do t’i përcjellë vendimin sugjerues kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së z.Ujkan Bajra që Universiteti i Prishtines t’i kushtojë më shumë rëndësi dhe përparësi fakulteteve të cilat nuk janë të përfshira në vendimin e fundit të MASHT-it në mënyrë që të mos i mohohet e drejta e bursës asnjë studenti që i plotëson kriteret”, vijon njoftimi.

Tutje në njoftim thuhet se, Parlamenti Studentor do të vazhdojë avokimin e çështjes, dhe do të mbajë të informuar studentët për të gjitha zhvillimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori