Përfaqësues të Kuvendit të Maqedonisë do të përkujtojnë viktimat e Srebrenicës
Në iniciativë të Shoqatës AVAZ për herë të parë këtë vit delegacioni kuvendor do të marrë pjesë në përkujtimin në Qendrën përkujtimore Potoçari me rastin e 11 korrikut – Dita për përkujtim të gjenocidit në Srebrenicë.
Siç kumtoi sot deputeti Zeqir Ramçiloviq, delegacionin do ta kryesojë ai, ndërsa në të do të jenë edhe kolegët e tij Rexhail Islamili dhe Ilija Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë mënyrë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i nderon të gjithë viktimat e gjenocidin dhe shpreh ngushëllime më të thella me familjen e viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë nga korriku i vitit 1995″, thekson Ramçilloviq.
Në kuadër të shënimit të përvjetorit të gjenocidit dhe grupit të qytetarëve të kryesuar nga shoqata “Divan” do të udhëtojë dhe për të tretën herë do të marrë pjesë në përkujtimin në Potoçari. Njëherit, në kuadër të shënimit tradicional, më 11 korrik në Shkup do të mbajë “Marsh të paqes” të kryesuar nga shumë organizata joqeveritare në krye me Bashkësinë kulturore boshnjake – BKB dhe qytetarë të cilët e dënojnë gjenocidin në Srebrenicë.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 4 shkurt të vitit 2010 e mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën, të miratuar më 15 shkurt të vitit 2009 dhe u obligua se në mënyrë adekuate do ta shënojë 11 korrikun./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen